September 11, 2024
Lifestyle

Britney Spears në krizë të plotë, shoqërohet nga mjekët gjysmë e zhveshur nga hoteli

Britney Spears po përjeton një krizë nervore. Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, ylli i popit u përcoll nga hoteli Chateau Marmont në Los Anxhelos gjysmë e zhveshur dhe zbathur, e mbështjellë me një batanije dhe në një gjendje të dukshme të rënduar.

 

Fillimisht u fol për një debat të fortë mes yllit të popit dhe të dashurit të saj aktual Paul Soliz, që ndodhi në një nga dhomat e hotelit dhe rezultoi në një sherr ku këngëtarja ndrydhi këmbën. Megjithatë, pak orë më vonë, Britney postoi një video në Instagram në të cilën tregon kyçin e fryrë të këmbës dhe thotë versionin e saj të ngjarjeve, duke fajësuar nënën e saj dhe duke mohuar lajmet e përhapura nga mediat.

 

“Të dinë njerëzit: lajmi është i rremë!!! Do të doja që tani njerëzit të kuptojnë se unë po bëhem më e fortë çdo ditë. E vërteta ta shpif, kështu që a mund të më mësojë dikush se si të gënjej? Unë jam duke arritur fuqinë time më të lartë? shpresoj edhe ju!!! Dje ndrydha kyçin e këmbës dhe mjekët u shfaqën në mënyrë të paligjshme në dhomën time, por unë u ndjeva plotësisht e dhunuar”.

 

Britney Spears në krizë të plotë, shoqërohet nga

 

Në videon e publikuar menjëherë pas postimit të gjatë të mohimit, Britney, thuajse në lot, thotë se ajo u rrëzua duke u përpjekur të “kërcejë” në dhomën e saj të hotelit dhe se mjekët e ndihmës së shpejtë hynë “ilegalisht” në dhomën e saj dhe “bënë një skenë të madhe, e cila ishte e panevojshme, sepse gjithçka që më duhej ishte akull për kyçin e këmbës… Por po, ndrydhja është në të vërtetë shumë e keqe, por asgjë nuk ndodh,” shton ajo, duke treguar kyçin e këmbës të fryrë.

 

” Në mbishkrim, Spears më pas fajësoi për gjithçka nënës së saj Lynne, duke e akuzuar 68-vjeçaren se ishte disi e “përfshirë” në këtë aferë.

 

“E di që nëna ime ishte e përfshirë!!! Kam 6 muaj që nuk flas me të dhe ajo më ka telefonuar menjëherë pas ngjarjes, pa u përhapur lajmi!!!”, ka shkruar ylli i popit, e cila më pas ka përfunduar duke treguar foton e avokatit të saj prej shumë vitesh, Matheë Rosengart.

 

Në fund të vitit të kaluar, dukej sikur Lynne dhe Britney po përpiqeshin të riparonin marrëdhënien e tyre kur u ribashkuan në dhjetor për ditëlindjen e 42-të të Spears.