May 24, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Kina nis anijen e saj kozmike në Hënë, do të mbledhë mostra nga ana e panjohur dhe e largët e planetit

Kina njofton se ka nisur drejt Hënës anijen e saj kozmike, në kuadër të misionit “Chang’e-6”, njofton CNN.

Roveri hënor i Kinës u nis për të mbledhur mostra nga ana e panjohur e largët e Hënës dhe për t’i sjellë ato përsëri në Tokë.

Kina nis anijen e saj kozmike në Hënë, do të mbledhë

Anija hapësinore me të njëjtin emër, “Chang’e-6” përbëhet nga një orbiter, një tokëzues, një mjet ngritjeje dhe një mjet kthimi.

Në kuadër të misionit do të barten katër ngarkesa kërkimore të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

Kina nis anijen e saj kozmike në Hënë, do të mbledhë

Pellgu Apollo, i vendosur në pellgun e polit jugor Aitken në anën e largët të Hënës, u zgjodh si vendi kryesor i misionit për uljen dhe mbledhjen e mostrave.

Misioni “Chang’e-6” pritet të zgjasë afërsisht 53 ditë.