October 30, 2024
Politikë

“Kolegët e SPAK”, Basha: Tregohet në çfarë gjendje mendore është Veliaj! S’merrem më me Metën

“Kolegët e SPAK”…për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kjo fjali e thënë pas marrjes në pyetje për 8 orë nga SPAK, tregon gjendjen reale mendore të Erion Veliaj.

“Në këtë kuadër mendoj se Veliaj i cili siç e thatë vetë me hipokrizinë që e karakterizon se ka shkuar si koleg për të inspektuar punë e SPAK zbulojnë çfarë gjendje mendore ndodhet ai, për këtë gjëja më e fundit që duhet të bëjmë është që të bëjmë tifozin e njëri apo tjetrin, asnjë nga drejtorë nuk ka vërtetuar pa dijeninë e Veliaj”, u shpreh Basha.

Pas vënies në hetim të kryebashkiaut, Basha nuk doli që të marrë kredite si një arritje e tij apo e partisë që ai drejton. Kjo sipas tij, ka një arsye, duke mos i kursyer edhe thumbat për Belind Këlliçin. Sipas Bashës, interesi i tij apo i PD-së  nuk është hakmarrje ndaj Veliaj, por drejtësi.

“Kur dikush është në SPAK për korrupsion, siç është Veliaj i denoncuar nga unë dhe PD të marrësh flamurin pasi ka shkuar në SPAK më duket pak shije e keq, SPAK duhet të hetojë pa asnjë presion, interesi im i dhe i PD nuk është hakmarrje ndaj Veliaj, por drejtësi”, u shpreh Basha.

Një përgjigje e ka pasur edhe për Ilir Metën.

“Nuk merrem më me Metën apo mashën e tij, ne punë e kemi me Ramën, me Veliaj. Mbështes çdo protestë që organizohet kundër korrupsionit qeveritar, dhe nuk dua që të futem të relativizma të tjera se s’i shërbejnë opozitarizmit në Shqipëri.