May 27, 2024
Politikë

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në seli, i pranishëm dhe Veliaj

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politik të qarqeve.

Takimi është bërë në selinë rozë, ku mësohet se i pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, ku zërat flasin për një përçarje të marrëdhënies së tij me kreun e qeverisë.

Në fokus të takimit ka qenë rienergjizimi i Partisë Socialiste.

Ndërkohë që duhet thënë se ky takim vjen në një kohë kur PS do t’i nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12 maj zgjidhen delegatët. Gjithashtu, pak muaj më pas, më konkretisht në qershor mblidhet Kongresi i PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti.