November 29, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina e marrë me qira nga dy turistë përplas Benzin, i cili përfundon në kanal

Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit. Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip Dacia me targa AB 522 KG i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip Benz me targa AA723 JF, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.

 

Nga përplasja ka pasur dëme materiale ndërsa drejtuesi i Benzit dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen.

 

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.