June 5, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO merr nën hetim ish-kryebashkiaken e Libohovës

Ish-kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi është marrë e pandehur nga Gjykata e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerim rruge. “Alba Kosntruksion” ishte firma e cila kishte marrë përsipër zhvillimin e projektit.

 

Personi që ka kryer kallëzimin raportohet se ka vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës, të cilët i kanë thënë, se sapo të përfundojë projekti do të riparonin dëmet e shkaktuara në tokat e tij. Gjithashtu i kanë thënë se do të pastronin edhe dherat dhe inertet që ishin hedhur.

Pasi “Alba Konstruksion” ka përfunduar punimet, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, dhe se ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.

 

Në këto kushte Prokuroria e Posaçme ka nisur punën hetimore, ku ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar pronësia e familjes nga Libohova. Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit çka ka sjell dhe dëm ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë. Sipas burimeve Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë Shqipërisë, ndërsa hetimi ndaj saj është kryer në mungesë në gjendje të lirë.