Ekspertët në Kosovë e shohin si real, alarmin e ngritur nga Britania e Madhe për ndezjen e mundshme të një konflikti të madh në Ballkanin perëndimor. Me propozim të deputetet Alicia Kearns, dhoma e ulët e parlamentit britanik miratoi një mocion për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës.
Sipas ish-Ministrit të Brendshëm Bejtush Gashi miratimi i rezolutës është qartësisht, vazhdimi i qëndrimit të shprehur nga Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, gjatë vizitë në Kosovës se do të ofronin mbështetje më të madhësi në aspektin ushtarak dhe atë diplomatik.
Kurse sa i përket rrezikut të shpërthimit të një luftë në rajon, e nxitur edhe nga Rusia, Gashi thekson se tani jemi në fazën e dërgimit të trupave shtesë, çka i jep një përgjigje këtyre kërcënimeve.
Ish-ministri i Brendshëm Gashi, thekson se alarmi I lëshuar nga qeveria britanike, duhet të shtyjë bashkësinë ndërkombëtare të tregohet më e ashpër ndaj Serbisë, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe atë ekonomik.