Dy Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë thirrur mbrëmjen e vonë të 25 prillit për të dhënë sqarime lidhur me përgjimet e Sky Cc dhe Encro chat larg vëmendjes së mediave. Burime nga SPAK i thanë portalit Timoni.al se bëhet fjalë për Drejtorin e Departmentit për Policinë Kriminale Neritan Nallbati dhe Rebani Jaupi Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Ende nuk ka detaje për deklarimet e tyre por kujtojmë se Neritan Nallbati është një nga drejtuesit e shumëpërfolur për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
Neritan Nallbati, i përjashtuar nga policia e Shtetit më 25 nëntor 2003, për lidhje me grupet kriminale në Elbasan, kur ishte drejtor policie i këtij qarku. Nallbati u rikthye në polici në muajin tetor 2013, përsëri Drejtor Policie i Qarkut Elbasan, ku aktiviteti i tij në mbështetje të narkotrafikut ndërkombëtar kulmoi me rastin “Xibraka”.
Edhe pse me një pasuri te pajustifikuar Nallbati kaloi vettingun në shkurt të këtij viti, në një proces të dyshimtë për mënyrën e verifikimit të pastërtisë së figurës. Ndërkohë emri i Rebani Jaupit doli në përgjimet e Sky Cc dhe Encro chat pas arrestimit të biznesmenit Pellumb Gjoka dhe Drejtorit të Operacionales Oltion Bistri. Sipas bisedave të zhvilluara mes biznesmenet Gjoka dhe Oltion Bistrit, Jaupi favorizonte biznesmenin për të mos ushtruar kontrolle në aktivitetin e paligjshëm.
Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kishin të bënin me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Bistri dilte garant për pikën e Pëllumb Gjokës për ta hequr nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.
Prej kohësh kupola Drejtuese e Policisë së Shtetit akuzohet për përfshirje në aktivitet kriminal, ndërkohë që një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportit për KLP, ku theksoi se shumë prej operacioneve nuk mund të kryheshin në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për shkak të përfshirjes së oficerëve të lartë me krimin e organizuar.
Çfarë deklaroi Altin Dumani për lidhjet e drejtuesve të lartë të policisë së shtetit me bandat dhe krimin e organizuar?!
Altin Dumini në raportin e tij para Kēshillit të Lartë të Drejtësisë deklaroi se policinë e shtetit ka drejtues që bashkëpunojnë me krimin dhe dhe pēr këtë arsye operacionet e SPAK dështojnë në luftēn kundër krimit. Dumani e di fare mirë që Neritan Nallbati është një nga drejtuesit e policisë së shtetit që rezulton i përfshirë në disa dosje si “Xibraka” por dhe me shumë dosje të tjera në trafiqe e vrasje qendron edhe në radhët e policisë së shtetit.
Në ambasadën amerikane janë në dijeni të veprave në të cilat është i përfshirë Nallbati. Altin Dumani dhe Taulant Balla duken sikur janë të pa fuqishëm për të vepruar mbi Nallbatin. Ndërkohë që SPAK merret me drejtorët e Veliajt duket se ka harruar se policia e shtetit mban në radhët e saj persona edhe më të korruptuar dhe të përfshirë nē krime, trafik droge, bashkëpunim me bandat. Të gjithë presin që SPAK të futet në policinë e shtetit që kjo uniformë të pastrohet sa më parë nga mëkatarët si Neritan Nallbati.
Por pse kreu i SPAK Altin Dumani nuk e arreston Neritan Nallbatin?!
Nallbati është i njohur si shërbëtor i bandave të Durrësit dhe i lidhur me to. Fijet e krimit brenda policisë së shtetit janë aq të forta sa duket që as Taulant Balla nuk i shkul dot. Si është e mundur që Balla bën reprezalje dhe show me karrotrecat dhe nuk largon nga radhët e policisë drejtorin e inkriminuar Neritan Nallbati?!- Neritan Nallbati përveçse i përfshirë me bandat e Durrësit, rezulton në përgjimet e DEA-s amerikane si garanci për grupin e trafikantëve të Frakullës që u arrestuan pak kohë në parë. Po ashtu Nallbati rezulton edhe në sistemin TIMS që ka dal jashtë Shqipërisë i shoqëruar me disa persona të krimit të organizuar.
A nuk i di Taulant Balla të gjitha këto vepra të Nallbatit që nuk vepron?!- Dosjet e shumta që mbajnë brenda krimet dhe aferat e Nallbatit kanë kaluar përtej oqeanit deri në Amerikë por ende nuk kanë shkuar në zyrën e Taulant Ballës.
Pse nuk largohet Neritan Nallbati nga radhët e policisë së shtetit, dhe a e drejton policisë krimi dhe bandat?- Kësaj pyetje i ngelë për detyrë Taulant Ballës që t’i jap përgjigje me veprimet e tij si ministër.
Po kush është Neritan Nallbati dhe cilat janë veprat e tij kriminale për të cilat meriton të largohet nga policia e shtetit, janë të përmbledhur të gjitha më poshtë:
Neritan Nallbati i bandave dhe i kokainës përplasje me Oltion Bistrin se kush duhet të marr para nga kriminelët e Durrësit
Uniforma e policisë është e shenjtë dhe simbolika më e fortë në përfaqësimin e shtetit dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve, të cilët paguajnë taksa që të jenë të mbrojtur në çdo rast që jeta e tyre ndihet e kërcënuar. Por jo të gjithë ata që veshin uniformën e policisë janë aty për të mbrojtur jetën e qytetarëve të thjeshtë, pasi edhe në radhët e uniformave blu futen persona që në vend që t’i shërbejnë qytetarëve, me punën e tyre i shërbejnë bandave dhe kriminelëve. Pikërisht një nga ushtarët e bandave me uniformën e policisë quhet Neritan Nallbati.
Portali Timoni.al zbulon një tjetër krim të shëmtuar të Neritan Nallbatit brenda radhëve të policisë së shtetit, ku këtë herë në fokus ka qënë lufta për pushtet brenda uniformave blu dhe shitja e informacionit dhe punës së policisë drejtë bandave të Durrësit.
Neritan Nallbati pasi u largua nga posti i drejtorit të policisë në Durrës ka pasur një përplasje të fortë me pas ardhësin e tij, Oltion Bistri, tashmë të arrestuar, se kush të merrte më shumë para nga kriminelët e Durrësit dhe Tiranës ku në këmbim i jepnin informacione të rëndësishme. Nallbati njihet për lidhjen e tij me bandën e “Troplinëve” në Durrës pasi ka qenë informatori dhe muri i tyre mbrojtës në Policinë e Shtetit.
Por me largimin nga Durrësi të Nallbatit, bandat filluan që pagesë t’ia bënin drejtorit të radhës Oltion Bistrit dhe jo Neritan Nallbatit të larguar në postin e drejtorit të policisë kriminale. Për këtë arsye ka nisur përplasja e fortë brenda radhëve të policisë midis Nallbatit dhe Bistrit se kush do të vilte para nga bandat.
Poashtu Nallbati është i përfshirë në disa vrasje ku ka gisht direkt ai vet. Në ambasadën amerikane në Tiranë ruhet një dosje e plotë për të gjitha krimet që ka kryen në gjithë këto vite Neritan Nallbati i veshur me uniformën e policisë. Po ashtu Shërbimi Informativ ka informacion të sigurtë me fakte dhe përgjime nga DEA amerikane ku Nallbati figuron duke i dërguar dokumente të rëndësishme dhe informacion bandës së “Troplinëve” në Durrës.
Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kapet në përgjime nga DEA me grupin e “Frakullës”
Të gjithë këto prova të administruara nga institucionet më të larta në Shqipëri për Neritan Nallbatin, pritet që shumë shpejtë ta çojnë atë para drejtësisë së re në SPAK.
Detaje të tjera kanë dalë pas hetimeve për trafikimin e 430 kg kokainë në Fier. Nga përgjimet mes anëtareve të grupit, flitet për mënyrën e trafikimit të kokainës dhe bashkëpunimi me grupet e tjera jashtë Shqipërisë ku të përfshirë rezultojnë edhe zyrtarë shtetërorë.
“Shkëlqyer” në analizën vjetore të punës së policisë, me motivacionin: “Për arritje në ndalimin e trafiqeve dhe goditjen e grupeve kriminale”.
Më 27 korrik 2022, vetëm 10 ditë pasi nga kontejneri i kompanisë “Bana King” në Portin e Durrësit, u zhdukën 49 arka bananesh me 830 kg. kokainë, drejtori Neritan Nallbati u emërua Drejtor i Policisë Kriminale të Shqipërisë dhe u gradua “Drejtues i Lartë”.
Dimë, që pronari i “Bana King” Trifon Murataj nga Fieri dhe kryepolici Neritan Nallbati, kanë krijuar lidhje intresash, gjatë kohës kur njeri ishte Drejtor i Policisë së Fierit, ndërsa bosi i “Bana King”, merrej me kontrabandë hidrokarburesh në “Albpetrol”.
Prej kësaj lidhjeje të vjetër në pazare kriminale e përfitime reciproke, Neritan Nallbati nuk e hetoi dhe nuk e procedoi bosin e “Bana King”, Trifon Murataj, për dy rastet me sasi totale 950 kg. kokainë që futi në Portin e Durrësit dhe e nxori lirshëm prej andej.
Kjo është vetëm një nga lidhjet me trafikantët, mbasi kryepolici Nallbati ka shumë lidhje e histori të tjera bashkëpunimi me grupet kriminale në Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Durrës; të dhënat e të cilëve, drejtori Rrumbullaku i ka në sirtar.
Mjafton t’i kujtojmë, se kudo që Neritan Nallbati ka qenë drejtues policie, janë shtuar, riaktivizuar, fuqizuar e nuk janë prekur bandat kriminale, sepse ky u krijoi terren veprimi e mburojë.
Prandaj më 30 dhjetor 2003, kur ishte drejtor Elbasan, po nga ish- pushteti i PS, u përjashtua përgjithmonë nga Policia e Shtetit, por në shkelje të ligjit, është rikthyer më 9 tetor 2013, dhe përsëri Drejtor Policie në Elbasan.
Ndërsa para 1 jave, me ndihmën e mafies së ndërtimit e trafikantëve, u emërua Drejtor i Policisë Kriminale dhe u gradua “Drejtues Madhor”. Në vijim, prova për pasuritë e tij.
Ja skeda e pasurisë së drejtorit të policisë kriminale Neritan Nallbati:
VITI 2003/ Ka pasur vetëm 1 makinë tip “Benz 250” me vlerë 700 mijë lekë, pagën e tij si Drejtor Policie në Elbasan dhe pagën e gruas mësuese. Nuk ka pasur shtëpi e asnjë lloj pasurie të paluajtshme, por kaq pasuri ka deklaruar dhe më 5 janar 2004, pas përjashtimit nga policia.
NËNTOR 2003- TETOR 2013/ I përjashtuar nga Policia e Shtetit, por nuk ka deklaruar se ku ka punuar, ndërsa në deklaratën e pasurisë, thotë se është e njëjta me atë të vitit 2003, d.m.th, vetëm makina “Benz 250” dhe paga e gruas.
9 TETOR 2013- 6 NËNTOR 2013/ Brenda 1 muaji pas rikthimit me detyrë në Drejtorinë së Policisë Elbasan, Nertian Nallbati, i papuni prej 9 vitesh dhe i pastrehë e vetëm me pagën e gruas mësuese, si me “shkop magjik” ka vënë e ka deklaruar këto pasuri:
– Shtëpi banimi 112 m2 në Tiranë me vlerë 1.8 milionë lekë, shtesë kati te një pallat, ndërtuar në vitin 1999 me kursimet familjare, por nuk ka dokument legalizimi në emër të Neritan Nallbatit.
– Makinë e markës “Mitsubish”, blerë 500 mijë lekë më 6 qershor 2005 kur ka qenë pa punë, thotë se e ka blerë me kursimet familjare.
– Gjendje CASH në shtëpi 25 mijë Euro, fituar nga shitja e 1 shtëpie te Uji i Ftohtë- Vlorë, të cilën nuk e ka deklaruar më parë.
– Një muaj pasi ka nisur punë Drejtor Policie në Elbasan, Neritan Nallbati i ka dhënë 37 mijë Euro me fajde një biznesmeni, për të cilat thotë se i ka grumbulluar nga kursimet familjare.
VITI 2014/ Ka shitur 1 makinë 4 milionë lekë dhe ka blerë makinë 1.4 milionë lekë.
Për vitet 2015-2016-2017 kur ka qenë drejtor Policie në Fier, ka deklaruar se ka të njëjtat pasuri, ndërsa për vitin 2018 nuk ka bërë deklarim të pasurive dhe është gjobitur nga ILDKPI.
VITET 2019- 2020/ Ka qenë drejtor i Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku me “shkop magjik” ka deklaruar këto pasuri: Apartament me vlerë 148 milionë lekë të vjetra i ri-vlerësuar.
– I ka dhënë vajzës 27 mijë e 390 Euro, për shpenzime studimi e jetese në Gjermani, të siguruara nga kursimet familjare të Neritan Nallbatit e gruas së tij mësuese; si dhe ka në llogari bankare 28 milionë lekë të vjetra e 83 mijë Euro.
Këto pasuri, nuk mund të sigurohen nga 2 paga, kështu që indicia të çon vetëm te një konkluzion: Janë përfituar prej favoreve që kryepolici Neritan Nallbati u ka bërë grupeve kriminale.
Por dhe fakti, që i ka deklaruar pas vitit 2013, kur Nallbati u rikthye Drejtor Policie në Elbasan e kishte lidhje me bandat Çapja- Sanxhaktari- Xibraka, ndërsa në Durrës bashkëpunonte me Troplinët dhe raportonte e informonte ata për çdo lëvizje.
Drejtori Rrumbullaku dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka detyrim ligjor të verifikojnë dhe hetojnë, se çfarë punësh ka bërë Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, gjatë viteve 2004-2013, ku ishte i përjashtuar nga policia, sepse nuk e ka deklaruar.
‘Neritan Nallbati ka paguar 7 milionë euro për të marrë postin e lartë’
Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi në konferencën e djeshme, kriminalizimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.
Reagimi i tij erdhi pas arrestimit të Oltion Bistrit, që mbante postin e lartë të drejtuesit të Forcave Operacionale deri vonë.
“Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave dhe është i akuzuar për trafik droge. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin ‘C’ Çami. Ka lidhje me të gjitha strukturat e trafikimit të lëndëve narkotike, mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar, fatmirësisht telefonat e deshifruar,” tha Berisha.
Por kreu i PD denoncoi sërish edhe Neritan Nallbatin, që mban aktualisht postin e drejtorit të Policisë Kriminale.
“Flitet se Neritan Nallbati, i cili është krahu i ’Hakmarrjes për drejtësi’ i ka paguar për pozicionin e tij, 7 mln euro Çuçit të familjes.
Njeriu, në territorin e të cilit u instalua uzina më e madhe e kokainës në Ballkan, në Xibrakë, ku ishte direkt i implikuar Olsi Rama, njeriu që përcolli me makinën e tij Gentian Xhixhën dhe unë kam këtu, të gjitha udhëtimet që ka bërë me makinën e drogës Olsi Rama, ky në vend që të nxirret jashtë policie dhe të penalizohej, u vu drejtor i Policisë në Durrës dhe tani është drejtori më i rëndësishëm i Policisë në Shqipëri,” tha Berisha.