October 2, 2024
Sport

Pas 25 vjetësh, Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për femra

Pas 25 vjetësh, skuadra e Tiranës në basketboll për femra është shpallur kampione e Shqipërisë duke mposhtur Flamurtarin në serine e finaleve playoff me rezultatin e përgjithshem 3-1.

 

Herën e fundit Tirana ishte shpallur kampion në kohën kur trajnerja aktuale Mirza Alibegaj, vishte fanellën bardheblu si lojtare.

 

Vajzat bardheblu thyen dominimin e Flamurtarit në “Feti Borova”, duke e çuar në 3-1 serinë e finaleve dhe fituan trofeun që mungonte prej 25 vitesh

 

Finalja e sotme u mbyll me rezultatin 73-51, në një sezon që ka parë Flamurtarin të fitojë Kupën e Shqipërisë, Partizani Superkupën dhe Tirana titullin.