Princesha e Uellsit Kate Middleton dhe Princi William po “kalojnë një ferr” mes betejës së saj me kancerin, pohon shoqja e tyre stiliste Amaia Arrieta. Arrieta, e cila ka stiluar tre fëmijët e çiftit mbretëror tha se është e shkatërruar nga diagnoza e Princeshës së Uellsit.
“Unë jam me zemër të thyer për momentin, mendoj se ata po kalojnë një ferr të vërtetë, shpresoj se do të kthehen. Është vërtet personale”, tha ajo për Telegraph.
Në mars, Middleton, 42, njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer pasi qëndroi jashtë syve të publikut për disa muaj. Pasi ndau lajmin tronditës Middleton thuhet se është mbështetur te prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj.
Në fillim të këtij muaji, William dha një përditësim rreth gruas dhe fëmijëve të tij, duke thënë se gjithçka po shkonte mirë.