June 19, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Sot dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane, zbardhen oraret dhe si të verifikoni nëse jeni fitues

Ditën e sotme do të publikohet lista e fituesve të Lotarisë Amerikane. Përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV 2025 do të dalin në orën 18:00 dhe emrat e fituese mund t’i gjeni në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

 

 

Për të kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane ju duhet të keni kodin e konfirmimit. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025. Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.