December 5, 2024
Politikë

Takim me shqiptarët në Greqi, Rama konfirmon prezencën e tij me 12 maji në Athinë: Nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka konfirmuar prezencën e tij në takimin me shqiptarët në Greqi qe do të mbahet me 12 maji në Athinë. Rama në postimin e tij u rikujton sërish bashkatdhetarëve në Greqi se me 12 maji do të jetë në Athinë.

 

Ai më tej shkruan se do të zhvillojë një takim me shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Mirëmëngjes dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë,” shkruan Rama.

 

Dy ditë me parë mediat greke shkruan se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut të tij në Athinë më 12 maji, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë.