September 11, 2024
Politikë

“Taulant Tusha me hotel në Potam në emër të vëllait”/ Berisha publikon dokumentat: Vjedhje të pafundme që po i fsheh SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Taulant Tusha, drejtori i bashkisë së Tiranës, ka hotel në Potam të Himarës, në emër të vëllait.

 

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka nxjerrë dokumentat që sipas tij vërtetojnë pasuritë e vëllezërve Tusha, si dhe ka akuzuar SPAK se po i fsheh këto vjedhje të pafundme të kryera nga drejtorët e Erion Veliajt.

Hajnat nuk ngopen kurrë! Taulant Tusha me hotel në Potam të Himarës në emër të vëllait! Shikoni foton dhe lexoni dokumentat. Vjedhje të pafundme. Krimet që fsheh Skrapi i partisë!”, shkruan Berisha në Facebook.