Një nënë së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur janë shpallur të zhdukur pasi janë larguar nga banesa. Policia bën me dije se ka nisur kërkimet për 4 personat ndërsa bashkëshorti ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa.
“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia.