December 6, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Ushtria e Kosovës bëhet me snajperistë të rinj, testim në distanca të largëta

Ushtrisë së Kosovës i janë bashkangjitur disa snajperistë të rinj. Ata përmbyllën me sukses kursin bazë për snajper, duke u certifikuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

 

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve”, lexohet në një njoftim të FSK.

 

Zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Ilir Shyti, në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”. Kjo vjen si një përpjekje e Kosovës për të fuqizuar më tej ushtrinë.

 

Disa ditë më parë, FSK përmbylli me sukses të plotë 3 stërvitje të ndryshme. Një prej tyre u ndoq nga afër edhe nga një ekip xhirimi i A2 CNN, ku ushtarët konfirmuan gatishmërinë për të mbrojtur në çdo kohë kufijtë dhe integritetin territorial të Kosovës.