October 3, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Vrau tre gra/ Dan Hutra jep dëshmi në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale

Autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në mars të vitit 2023, Dan Hutra ka dëshmuar ditën e sotme në Porkurorinë e Posaçme.

 

Raportohet se ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale. Burime jo zyrtare për gazetaren Anila Hoxha thanë se ai do të ripyetet sërish nga prokurorët e posaçëm, pasi nga seanca e pyetjeve nuk ka dhënë asgjë me interes për hetimin.

Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.