October 2, 2024
Aktualitet

Anulohet mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër, shkak muzika e lartë e lokaleve përreth Kishës

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse është anuluar për shkak të muzikës.

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarit At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën dhe në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.

Kjo sepse në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës për shkak të muzikës së lartë.