October 2, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kapet në përgjime nga DEA me grupin e “Frakullës”

Detaje të tjera kanë dalë pas hetimeve për trafikimin e 430 kg kokainë në Fier. Nga përgjimet mes anëtareve të grupit, flitet për mënyrën e trafikimit të kokainës dhe bashkëpunimi me grupet e tjera jashtë Shqipërisë ku të përfshirë rezultojnë edhe zyrtarë shtetërorë.

Neritan Nallbati është një nga zyrtarët e lartë shtetëror, drejtori i polisicë kriminale që ka rënë në rrjetën e DEA-s amerikane duke u kapur në përgjime sëbashku me grupin e trafikantëve të kokainës në Frakull të Fierit. Burime konfidenciale bëjnë me dije se Nallbati është kapur duke shkëmbyer telefona dhe mesazhe me drejtuesit e grupit të “Frakullës”. Nallbati është përgjuar për një kohë të gjatë nga DEA dhe shumë shpejtë këto përgjime do të dorëzohen në SPAK.

Deliallisi, Nallbati dhe Jaupi, 3 ‘kokat’ e Policisë së Shtetit që përfunduan në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku e ka në sirtar dosjen e zezë të mikut të bandave Çapja- Sanxhaktari- Xibraka. Po ashtu Nallbati flitet si bashkpuntor i  bandës Troplinëve në Durrës dhe informator i tyre.

Kudo ku ka qenë drejtues policie, janë fuqizuar e nuk janë prekur bandat kriminale, sepse ky u krijoi terren veprimi e mburojë, prandaj në vitin 2003 është përjashtuar nga Policia, por në shkelje të ligjit, është rikthyer në tetor 2013 përsëri drejtor në Elbasan, ndërsa  para 1 jave, me ndihmën e mafies së ndërtimit e trafikantëve, u emërua Drejtor i Policisë Kriminale

Duhet thënë e vërteta, se kur Gledis Nano u emërua Drejtor i Policisë së Shtetit, shqiptarët u gëzuan, me shpresë se policia shpëtoi nga kapja prej krimit, dhe do pastrohej nga kthetrat e llumi i Ardi Veliut, por drejtuesve iu ndërruan vendet, madje miqtë e trafikantëve u ngritën në detyrë.

Këtë e provon emërimi i Neritan Nallbatit në postin Drejtor i Policisë Kriminale të Shqipërisë, kur ai duhet shporrur nga shërbimi policor e duhet çuar para drejtësisë, si mbrojtës i bandave kriminale dhe përfitues prej aktivitetit të tyre.

Po ndalemi vetëm te dy fakte, që dëshmojnë për lidhjet e tij me një grup trafiku droge:

  1. Më 31 dhjetor 2021, ose vetëm 1 muaj pasi Gledis Nano e emëroi Neritan Nallbatin Drejtor Policie të Qarkut- Durrës, kompania “Bana King”, futi lirshëm në Portin Detar 119 kg. kokainë, madje e nxori dhe e çoi te magazinat në Vaqarr.
  2. Më 16 korrik 2022, kompania “Bana King” me pronar Trifon Muratajn, futi lirshëm në Portin e Durrësit pa asnjë kontroll policor, 830 kg. kokainë me 49 arka bananesh brenda kontejnerit, të cilën po me lejen e policisë së Durrësit e zhduku.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk e hetoi kryepolicin e Durrësit, dhe asnjë vartës të tij, mbasi fijet çonin te drejtor Nallbati; madje, Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, bëri këto dy karshillëqe publike e antiligjore:

  1. Pasi “Bana King” futi 119 kg. kokainë më 31 dhjetor 2021, drejtori Nallbati u vlerësua “Shkëlqyer” në analizën vjetore të punës së policisë, me motivacionin: “Për arritje në ndalimin e trafiqeve dhe goditjen e grupeve kriminale”.
  2. Më 27 korrik 2022, vetëm 10 ditë pasi nga kontejneri i kompanisë “Bana King” në Portin e Durrësit, u zhdukën 49 arka bananesh me 830 kg. kokainë, drejtori Neritan Nallbati u emërua Drejtor i Policisë Kriminale të Shqipërisë dhe u gradua “Drejtues i Lartë”.

Dimë, që pronari i “Bana King” Trifon Murataj nga Fieri dhe kryepolici  Neritan Nallbati, kanë krijuar lidhje intresash, gjatë kohës kur njeri ishte Drejtor i Policisë së Fierit, ndërsa bosi i “Bana King”, merrej me kontrabandë hidrokarburesh në “Albpetrol”.

Prej kësaj lidhjeje të vjetër në pazare kriminale e përfitime reciproke, Neritan Nallbati nuk e hetoi dhe nuk e procedoi bosin e “Bana King”, Trifon Murataj, për dy rastet me sasi totale 950 kg. kokainë që futi në Portin e Durrësit dhe e nxori lirshëm prej andej.

Kjo është vetëm një nga lidhjet me trafikantët, mbasi kryepolici Nallbati ka shumë lidhje e histori të tjera bashkëpunimi me grupet kriminale në Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Durrës; të dhënat e të cilëve, drejtori Gledis Nano i ka në sirtar.

Mjafton t’i kujtojmë, se kudo që Neritan Nallbati ka qenë drejtues policie, janë shtuar, riaktivizuar, fuqizuar e nuk janë prekur bandat kriminale, sepse ky u krijoi terren veprimi e mburojë.

Prandaj më 30 dhjetor 2003, kur ishte drejtor Elbasan, po nga ish- pushteti i PS, u përjashtua përgjithmonë nga Policia e Shtetit, por në shkelje të ligjit, është rikthyer më 9 tetor 2013, dhe përsëri Drejtor Policie në Elbasan.

Dalin emrat, kush janë dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit të thirrur në SPAK?

Ndërsa  para 1 jave, me ndihmën e mafies së ndërtimit e trafikantëve, u emërua Drejtor i Policisë Kriminale dhe u gradua “Drejtues Madhor”. Në vijim, prova për pasuritë e tij.

Neritan Nallbati: ana e errët e Drejtorit të Policisë Kriminale!

Drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati jep mijëra Euro me fajde; dhe në shkelje të ligjit, nuk deklaron ku ka punuar, gjatë 9 viteve kur ishte i përjashtuar nga policia për lidhje me grupet kriminale në Elbasan; ndërkohë që i duhet verifikuar pasuria, mbasi kishte vetëm pagën e gruas mësuese, ndërsa pas rikthimit në polici ka disa shtëpi, llogari bankare mijëra Euro, shkollon vajzat në Gjermani etj.

Prej 1 jave, Policinë Kriminale të Shqipërisë e drejton Neritan Nallbati, mafioz i përjashtuar nga policia e Shtetit më 25 nëntor 2003, për lidhje me grupet kriminale në Elbasan, kur ishte drejtor policie i këtij qarku.

Është skandal, rikthimi tij në polici në muajin tetor 2013 e përsëri Drejtor Policie i Qarkut Elbasan pa vendim pafajësie nga gjykata, i cili pas 2 vitesh u transferua në Fier, për shkak se rivendosi sërish e vazhdoi lidhjet me këto banda, duke i lejuar të fuqizoheshin.

Por ky skandal, thellohet me faktin, se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (SHÇBA) që drejton dhe Veting-un në polici, nuk po i heton Neritan Nallbatit, pasuritë para ngritjes në detyrë, madje nuk i kërkon informacion as ILDKPI, megjithëse e detyron ligji për Policinë e Shtetit.

Si informacion për Drejtorin e Përgjithshëm Gledis Nano (Nana) dhe për SPAK-un, po publikojmë disa prova, që janë indicie konkrete për hetim, se Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati ka pasuri të paligjshme, me burim përfitime nga grupet kriminale.

Madje sipas deklarimit pasuror që ka bërë, rezulton se vetë Drejtori i Krimeve, vazhdon kryen krimin e dhënies së mijëra Euro me fajde, që sipas Nenit 170/ç i Kodit Penal, dënohet deri 3  vjet burg e përjashtim nga policia.

Ja skeda e pasurisë së drejtorit të policisë kriminale Neritan Nallbati:

VITI 2003/ Ka pasur vetëm 1 makinë tip “Benz 250” me vlerë 700 mijë lekë, pagën e tij si Drejtor Policie në Elbasan dhe pagën e gruas mësuese. Nuk ka pasur shtëpi e asnjë lloj pasurie të paluajtshme, por kaq pasuri ka deklaruar dhe më 5 janar 2004, pas përjashtimit nga policia.

NËNTOR 2003- TETOR 2013/ I përjashtuar nga Policia e Shtetit, por nuk ka deklaruar se ku ka punuar, ndërsa në deklaratën e pasurisë, thotë se është e njëjta me atë të vitit 2003, d.m.th, vetëm makina “Benz 250” dhe paga e gruas.

9 TETOR 2013- 6 NËNTOR 2013/ Brenda 1 muaji pas rikthimit me detyrë në Drejtorinë së Policisë Elbasan, Nertian Nallbati, i papuni prej 9 vitesh dhe i pastrehë e vetëm me pagën e gruas mësuese, si me “shkop magjik” ka vënë e ka deklaruar këto pasuri:

– Shtëpi banimi 112 m2 në Tiranë me vlerë 1.8 milionë lekë, shtesë kati te një pallat, ndërtuar në vitin 1999 me kursimet familjare, por nuk ka dokument legalizimi në emër të Neritan Nallbatit.

– Makinë e markës “Mitsubish”, blerë 500 mijë lekë më 6 qershor 2005 kur ka qenë pa punë, thotë se e ka blerë me kursimet familjare.

–  Gjendje CASH në shtëpi 25 mijë Euro, fituar nga shitja e 1 shtëpie te Uji i Ftohtë- Vlorë, të cilën nuk e ka deklaruar më parë.

– Një muaj pasi ka nisur punë Drejtor Policie në Elbasan, Neritan Nallbati i ka dhënë 37 mijë Euro me fajde një biznesmeni, për të cilat thotë se i ka grumbulluar nga kursimet familjare.

VITI 2014/ Ka shitur 1 makinë 4 milionë lekë dhe ka blerë makinë 1.4 milionë lekë.

Për vitet 2015-2016-2017 kur ka qenë drejtor Policie në Fier, ka deklaruar se ka të njëjtat pasuri, ndërsa për vitin 2018 nuk ka bërë deklarim të pasurive dhe është gjobitur nga ILDKPI.

VITET 2019- 2020/ Ka qenë drejtor i Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku me “shkop magjik” ka deklaruar këto pasuri: Apartament me vlerë 148 milionë lekë të vjetra i ri-vlerësuar.

– I ka dhënë vajzës 27 mijë e 390 Euro, për shpenzime studimi e jetese në Gjermani, të siguruara nga kursimet familjare të Neritan Nallbatit e gruas së tij mësuese; si dhe ka në llogari bankare 28 milionë lekë të vjetra e 83 mijë Euro.

Këto pasuri, nuk mund të sigurohen nga 2 paga, kështu që indicia të çon vetëm te një konkluzion: Janë përfituar prej favoreve që kryepolici Neritan Nallbati u ka bërë grupeve kriminale.

Por dhe fakti, që i ka deklaruar pas vitit 2013, kur Nallbati u rikthye Drejtor Policie në Elbasan e kishte lidhje me bandat Çapja- Sanxhaktari- Xibraka, ndërsa në Durrës bashkëpunonte me Troplinët dhe raportonte e informonte ata për çdo lëvizje.

Drejtori Rrumbullaku dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka detyrim ligjor të verifikojnë dhe hetojnë, se çfarë punësh ka bërë Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati, gjatë viteve 2004-2013, ku ishte i përjashtuar nga policia, sepse nuk e ka deklaruar.

‘Neritan Nallbati ka paguar 7 milionë euro për të marrë postin e lartë’

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi në konferencën e djeshme, kriminalizimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

Reagimi i tij erdhi pas arrestimit të Oltion Bistrit, që mbante postin e lartë të drejtuesit të Forcave Operacionale deri vonë.

“Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave dhe është i akuzuar për trafik droge. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin ‘C’ Çami. Ka lidhje me të gjitha strukturat e trafikimit të lëndëve narkotike, mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar, fatmirësisht telefonat e deshifruar,” tha Berisha.

Por kreu i PD denoncoi sërish edhe Neritan Nallbatin, që mban aktualisht postin e drejtorit të Policisë Kriminale.

“Flitet se Neritan Nallbati, i cili është krahu i ’Hakmarrjes për drejtësi’ i ka paguar për pozicionin e tij, 7 mln euro Çuçit të familjes.

Njeriu, në territorin e të cilit u instalua uzina më e madhe e kokainës në Ballkan, në Xibrakë, ku ishte direkt i implikuar Olsi Rama, njeriu që përcolli me makinën e tij Gentian Xhixhën dhe unë kam këtu, të gjitha udhëtimet që ka bërë me makinën e drogës Olsi Rama, ky në vend që të nxirret jashtë policie dhe të penalizohej, u vu drejtor i Policisë në Durrës dhe tani është drejtori më i rëndësishëm i Policisë në Shqipëri,” tha Berisha. TIMONI.AL