Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
D.S. u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Plant 2” teksa ishte duke u kujdesur për bimët narkotike që i kishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Picrragë.
Gjatë kontrollit në këtë parcelë, ku për evidentimin e saj u përdor dhe një dron, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.