Një traget i linjës Sarandë Korfuz dhe anasjelltas është përfshirë nga flakët. Raportohet se mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht në momentin kur ndodhi zjarri në bordin e anijes nuk kishte pasagjerë.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.