Policia e Fierit njofton se ka vënë në pranga një 50-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë një tjetër person, pas një sherri mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur te terminali i autobusëve të qytetit, ndërsa i plagosuri është dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në spitalin rajonal.
NJOFTIMI I POLICISË:
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar. Rreth orës 11:30, tek terminali i autobusëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.