May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Shpërthen lavatriçja, plagoset i moshuari në Tiranë

Një 69-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, pasi i ka shpërthyer lavatriçja që kishte në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur lavatriçja shpërtheu teksa ishte duke punuar, duke i shkaktuar plagë 69 vjeçarit A.Sh.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.