December 13, 2024
Bota Lajmi i fundit

Tragjike në SHBA, vritet 3-vjeçarja në një shkëmbim zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Uashingtonin Juglindor, ku një vajzë e mitur 3 vjeçare humbi jetën si pasojë e disa të shtënave me armë.

Vajza ndodhej brenda një makine, kur ajo u gjet në mes të një “lufte” mes dy palëve me plumbat që vërshëllenin në çdo cep.

Little Ty’ah Settles është viktima e 58-të e armëve këtë vit në Uashingtonin Juglindor, zonë me shkallën më të lartë të krimit në qytet.

Pak orë më herët, në të njëjtën zonë, një gjimnazist u qëllua në kokë nga një plumb teksa po ndiqte mësimin në shkollën e tij.