Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet, duke pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por për shkak se gjendja shëndetësore ka qenë serioze për jetën, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.
Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë në ujëvarë.
“Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike.
Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.
Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.