June 19, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e dy të moshuarve në Dropull, autori banor i fshatit

Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit, një ngjarje që tronditi opinionin publik 3 ditë më parë.

Sipas policisë së shtetit, autori i dyshuar i këtij krimi është 69 vjeçari Thoma Mastora, banor i fshatit, me precedentë të mëparshëm penalë

Motivet e krimit janë ende të paqarta, teksa policia në prononcimin e saj për këtë ngjarje tha se ai mund të ketë ndodhur dhe pas një sherri momental, duke rrëzuar konfliktin për pronat.

E rëndë në Dropull, çifti i të moshuarve gjendet i vdekur dhe me shenja dhune në trup! Përjashtohet pista e grabitjes (EMRAT)

Për gjetjen e autorit policia kishte shoqëruar 35 persona, teksa janë sekuestruar dhe shumë sende në banesë, mes të cilave dhe ato me të cilat mendohet se është kryer dhe vrasja e dy të moshuarve.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç u gjetën të vrarë në banesën e tyre në fshatin Brodishtë të Dropullit me sende të forta.

Policia nuk gjeti shenja të hyrjes me forcë në banesë, çka shtoi dyshimin e mëtejshëm se viktimat dhe autori njiheshin, kjo gjë u përforcua kur në shtëpi u gjetën dhe rreth 5 milionë lekë.

Çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.