Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Turqi, ku si pasojë tetë perosna kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur. Sipas raportimeve mësohet se një minibuz pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay është përplasur me një kamion betoniereje.
Gjithashtu shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë dhe zjarrfikëse, janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg.
Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, tetë qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe njëmbëdhjetë u plagosën”. Ndërsa shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet.
Gaziantep'te bir tır ve yolcu minibüsü çarpıştı.
İlk belirlemelere göre 8 kişi hayatını kaybetti. Çok sayıda kişi yaralandı. pic.twitter.com/pR1VDrA1BB
— Reaksiyon Haber (@ReaksiyonHaber) May 6, 2024