Dita në Vlorë ka nisur me një aksion nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit.
Në fokus të kontrolleve të efektivëve të FNSH-së janë automjetet luksoze dhe me xhama të zinj.
Sipas burimeve zyrtare kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo persona të cilët dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta me vete.
Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për persona të shoqëruar apo të ndaluar.