December 6, 2024
Kosova Lajmi i fundit

KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës, testojnë forcën

Misioni i NATO në Kosovë, KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë nesër një stërvitje të përbashkët ushtarake, e koduar “Golden Saber 2024”.

Këto manovra do të zhvillohen në kampin Vrelo dhe kanë si synim testimin e aftësive të trupave në zbatimin e procedurave për menaxhimin e krizave.

Stërvitja do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjetesh që operojnë në të gjithë zonën, si dhe në rrethinat e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore.

“Kjo stërvitje e përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Duke i bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për t’i adresuar sfidat, si dhe përkushtimin tonë për të ruajtur stabilitetin rajonal”, tha KFOR-i.