October 2, 2024
Lajmi i fundit Sport

Lufta i merr jetën një tjetër kampioni ukrainas

Lufta i ka marrë jetën një tjetër sportisti të suksesshëm ukrainas. Federata e Peshëngritjes së Ukrainas ka bërë të ditur se ish-peshëngritësi Oleksandr Pielieshenko, i cili përfaqësoi Ukrainën në Lojërat Olimpike Rio 2016, është vrarë në konfliktin me Rusinë.

30-vjeçari kishte përfaqësuar Ukrainën dy herë në Lojërat Olimpike, ku në Rio u rendit i pesti, ndërkohë ai ka fituar medaljen e artë në Europianët e viteve 2016 dhe 2017.

“Lufta merr më të mirën prej nesh… heronjtë nuk vdesin,” tha trajneri i peshëngritjes dhe anëtari i bordit të Federatës së Peshëngritjes së Ukrainës (UËF), Viktor Slobodianiuk.

“Me pikëllim të thellë ju informojmë se zemra e Oleksandr Pielieshenko ka pushuar së rrahuri sot”, tha federata në një postim në Facebook.