Një automjet ka marr flakë në ecje pasditen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë në afërsi të Kthesës së Poçemit.
Burime nga Drejtoria e Policisë Vendore pohuan se makina ka qen në lëvizje . Drejtuesi i automjetit kur ka parë tymin në pjesën para makinës ka hapur krahun e ka ndaluar mjetin duke njoftuar policinë.
Kanë qenë forca të policisë dhe zjarrfikëseve që kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët në automjet dhe për të përcaktuar rrethanat se përse ka ndodhur zjarri, ndërsa mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.