October 9, 2024
Ekonomi Lajmi i fundit

Çfarë po ndodh me karburantet? Bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës, afër 184 lekëshit

Zhvlerësimi valutave kryesore si euro apo dollari, por dhe rënia e çmimeve në bursën ndërkombëtare është reflektuar tashmë edhe në tregun tonë të karburanteve, por në një nivel minimal. Nafta blihet për 184 lekë për litër ndërsa benzina 185 lekë.

Për herë të parë për 2024 në tregun e karburanteve po ndihet një rënie e lehtë çmimesh. Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur lehtë gjatë fillimit të kësaj jave. Konkretisht nafta po blihet për 184 lekë litri, nga rreth 189 lekë që blihej javët më parë. Ndërsa benzina tregtohet për 185 lekë litri e gazi 55 lekë.

Çmimet e naftës ulen me 5 lekë për litër

Zhvlerësimi valutave kryesore si euro apo dollari, por dhe rënia e çmimeve në bursën ndërkombëtare tashmë është reflektuar edhe në tregun tonë të karburanteve, por në një nivel minimal. 1 litër naftë në pikat e tregtimit me pakicë u shit me 5 lekë më pak por përsëri vet shoferët shprehen se e blejnë shtrenjtë.

“E blejmë me 2 mijë lekë. Na rëndon shumë sidomos ne që e përdorim dhe për mjet pune”, thotë një qytetar. “Nuk i reflektojnë fare çmimet që bien jashtë ne paguajmë shtrenjtë gjithmonë”.

Për të udhëtuar, pushime apo dhe për punë, qytetarët i kanë përdorur më shumë mjetet e tyre këtë fillimvit duke rritur nevojën e konsumit të karburanteve.

Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se importi i karburanteve u rrit ndjeshëm në 3 mujorin e parë të vit duke arritur kështu në mbi 137 mijë ose 9 mijë tonë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. “Shtrenjtë janë shumë nuk ndërhyn njeri ti rregullojë gjithmonë i paguajmë më shumë se të tjerët”.

Të dhënat më të fundit referuar bursës Platts tregojnë se nafta tashmë po tregtohet për 760 dollarë për ton nga 853 dollarë për ton që ishte një muaj më parë.