November 29, 2024
Kulturë

“Dashuritë e presidentit”, vihet në skenë shfaqja që zbulon të fshehtat e marrëdhënieve jashtëmartesore

“Dashuritë e presidentit” është shfaqja që do të vihet në skenën e “Teatrit Eksperimental” nga data 8 deri në 12 maj. Kjo shfaqje po rikthehet për herë të dytë, pasi herën e parë u pëlqye shumë.

Regjisori Andi Begolli dhe aktorja Kristjana Dodaj kanë ndarë detaje nga drama, pjesë e së cilës është dhe aktorja Luiza Xhuvani.

Ata kanë theksuar se është një dramë psikologjike, e cila vendos përballë dy gra, që kanë lidhje me presidentin e parë të SHBA, George Washingron.

Është për të gjithë presidentët e botës, por në veçanti për George Washington. është një dramë e një autori kroat. Kanë dalë letra që kanë dalë nga fakte historike ditët e sotme. Thuhet që Marta Washington ka djegur të gjithë letrat që i kanë ardhur George Washington”, tha Begolli.

Pjesa flet për ‘Dashuritë e presidentit’ që nga titulli. Për presidentin flitet në të gjithë shfaqjen. Autori e sjellë në një marrëdhënie shumë njerëzore që na prek të gjithëve. Vdes presidenti i parë dhe gruaja fton dashnoren”, u shpreh Kristjana.