Në çift shqiptar janë dënur me burg pasi pranuan se kishin furnizuar me kokainë në një operacion të rëndësishëm droge të klasit A. Sipas rapotimeve mësohet se çifti 23-vjeçar Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca dolën para Gjykatës të premten e 26 prillit dhe pranuan se ishin përgjegjës për furnizimin e kokainës. Gjithashtu Jurgen Kapica u dënua me 3 vjet e 4 muaj ndërsa Vinjola Geca me 2 vjet e 6 muaj burg.
Ndërkohë policia kishte identifikuar numrin e telefonit që përdorej për të shitur drogën e klasit A, pasi arrestoi katër shpërndarësit e droge. Adresa e tyre u identifikua nga numri i telefonit, ndërsa ku u ushtrua kontrolli më 25 janar, ata u gjetën të dy në banesë dhe u arrestuan. po ashtu janë sekuestruar një sërë telefonash celularë, karta SIM, çanta me kokainë dhe para të gatshme.
“Kapica dhe Geca punuan së bashku për të kontrolluar një operacion të rëndësishëm droge të klasit A, i cili ishte përgjegjës për sjelljen e kokainës për t’u shpërndarë në rrugët e Bury St Edmunds. Këto linja qarku janë një plagë për shoqërinë dhe pre e njerëzve të cenueshëm për të ushqyer varësitë e tyre. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime të fuqishme për t’i çmontuar ato dhe për t’i sjellë njerëzit më lart në zinxhirin e furnizimit të drogës para drejtësisë, duke i bërë komunitetet tona më të sigurta për të gjithë,” tha Hetuesi i stafit të policisë Simon Bendall.
Çifti 23-vjeçar me vendbanimin në Redbridge u deklaruan fajtorë në një seancë të mëparshme për dy akuza: për furnizimin me kokainë dhe posedim të kokainës me qëllim furnizim. Bëhet me dije se ata të dy kishin operuar të dy për linjën “Sarah Albo”, e cila furnizonte drogë në Suffolk nga një bazë në zonën Woodford Green në lindje të Londrës.