May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau shqiptaren në Francë, kërkohen 20 vjet burg për autorin

Një 32-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është shpallur fajtor në Nice të Francës për vrasjen e shqiptares Olivias (Brunilda Sadushi (Kovaçi)), ngjarje e ndodhur më 25 dhjetor të vitit 2019. Mediat vendase shkruajnë se Sadushi ishte një punonjëse seksi në Francë, ndërsa autori 32-vjeçar ishte një klient i rregullt i saj.

Pasi janë takuar me njëri-tjetrin në parkun Valmasque në Mougins, mësohet se mes tyre ka pasur fillimisht një përplasje verbale dhe më pas 32-vjeçari e ka mbytur të renë brenda makinës së tij.

Sipas mediave vendase Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello ka kërkuar 20 vite burg për autorin, ndërsa familjarë të tij kanë pretenduar se ai vuante nga probleme shëndetësore dhe kurohej me medikamente. Pas pretendimeve është diskutuar që autori t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore ku do të vërtetohet nëse i zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

Ndërkohë ende nuk dihet se kush ka qënë motivi që e ka çuar 32-vjeçarin drejt aktit ekstrem.