December 5, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Ervin Karamuço bën deklaratën e fortë për ngjarjen e Shkodrës: Fëmijët nuk zgjodhën të vrasin veten, janë vrarë!

Ngjarja e Shkodrës ku një nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës bashkë me ta vijon të trondisë opinionin publik. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e konsideron qesharake akuzën ndaj Erdgys Arrizit.

“Është shumë më e vështirë se fizikja, është shumë subjektive, fimicidi, ka një akuzë qesharake, një lajthitje, nuk kemi shkaktim vetëvrasje, fëmijët nuk kanë zgjedhur të vrasin veten, janë vrarë, nuk janë në moshë për të vrarë veten.”

“Thashë ky është me shumë fat se kemi ligj që ua lehtësojmë pozitën njerëzve, i lehtësojmë, janë vrarë dhe ka dy dinamika, dy pista ose kanë rezistuar, se këto janë të rënda për t’u shpjeguar, ose e kanë mbajtur që të mos hidhej ose nëna ka hedhur vajzat, pastaj djalin, me atë rripin e çantës dhe është hedhur bashkë, se ata mund të gjenden bashkë” tha Karamuço për Top Channel.

Lule në kujtim të dy vajzave të familjes Arrazi nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda”

“Fëmijët janë vrarë dhe ka dy dinamika, dy pista ose kanë rezistuar, se këto janë të rënda për t’u shpjeguar, ose e kanë mbajtur që të mos hidhej ose nëna ka hedhur vajzat, pastaj djalin, me atë rripin e çantës dhe është hedhur bashkë, se ata mund të gjenden bashkë” – shtoi ai.

Gazetari Ferdinant Dervishi ka treguar në “Top Story” shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku nëna u hodh bashkë me tre fëmijët në urën e Bunës.
Dervishi u shpreh se nisur nga deklaratat e të afërmve të saj, ka një keqinformim nga viktima, që sipas tij është rasti “vajzë e brishtë e martuar me të fortin e lagjes” .
“Është ngjarje e rrallë dhe e dhimbshme. Është ngjarje që ndodh njëherë në 20 vite në terrenin shqiptar. Ajo ka bërë një hakmarrje, ka vrarë fëmijët e saj për të plagosur burrin si mundësia e fundit për t’i shkaktuar atij një dhimbje. Shoh një keqformim kulturor të saj. Babai i saj thotë që nuk më dëgjonte të divorcoheshin, se e donte shumë. Ai tjetri i thotë do ndahemi, motra thotë jetonte me shpresën se dashuria për vajzën e re do i zbehej, tregon një karakter të dobët që pranon shumë gjëra”.

Zbulohet çfarë i tha Alma Arrazi kunatës pak para se të vetëmbytej me 3 fëmijët

“Për mua i ka vrarë babai i pari. Nuk i lë asaj asnjë dritare të hapur, nuk është pak. Ai i ka vrarë i pari fëmijët. Ajo ka dashur të lëndoj atë. Është fati i zi i një vajze të martuar me të fortin e lagjes. Kanë dhunë, tradhti, ngjarje pafund. Ato dy momente që ajo mendonte se e donte shumë, mendonte deri pafundësisht që këtij do t’i mërzitet e reja, kjo tregon se ajo ka qenë një vajzë e formuar dobët. Mund të ketë qenë njeri i çiltër, por pa forcë.
Akti është pjesa më e rëndë, nëse ne na mbushen sytë me lot, sesi ajo nënë ka marrë ato fëmijët zvarrë, është gjëja më e rëndë. Nëna është e ndërtuar për t’i mbrojtur fëmijët e saj deri në fund. Kjo nëna është një plagë në shoqërinë shqiptare. Fati i zi e një vajze shqiptare e brishtë, e martuar me të fortin e lagjes” – shtoi gazetari Ferdinand Dervishi.