May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Hyn në një apartament për të vjedhur, por e zë gjumi. Pronarët e gjejnë në shtratin e tyre

Një 19-vjeçar ka hyrë në një apartament në qendër të Romës për të kryer një grabitje, por pasi ka mbushur një çantë shpine me sende të çmuara rreth 4 mijë euro, e ka zënë gjumi. Pronarët e shtëpisë e gjetën vetë hajdutin kur u kthyen në banesë, i cili ishte shtrirë në shtratin e tyre. I riu me origjinë tuniziane, i pastrehë dhe i njohur për policinë është arrestuar.

Pasi kanë gjetur hajdutin në gjumë në shtrat, pronarët e banesës kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 19-vjeçarin, i cili ndoshta nën efektin e alkoolit është dorëzuar tek autoritetet pa shkaktuar asnjë problem. Paraditen e së hënës, gjyqtari vërtetoi arrestimin dhe vendosi ndalimin e qëndrimit të të riut në bashkinë e Romës.

Mediat italiane raportojnë hajduti u ngjit përmes një gypi gazi duke arritur në dritaren e shtëpisë që kishte mbetur hapur. Pasi hyri brenda, ai mbushi një çantë shpine me disa sende ari, hëngri e piu nga frigoriferi i shtëpisë dhe më pas e zuri gjumi në shtrat.