Një 35-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka plagosur në këmbë me thikë një të ri.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur pasi mësohet se gruaja e të plagosurit i kishte dëmtuar makinën motrës së autorit të dyshuar.
Mësohet se në lidhje me ngjarjen është procedua në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e=e 30-vjeçarit të plagosur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka dëmtuar në këmbë, me mjet prerës (thikë), një 30-vjeçar. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 30-vjeçarit, shtetasen R. M., pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin motrës së shtetasit G. Q.”, sqaron policia.