Qyteti i Shkodrës mbetet ende i tronditur një ditë pas nxjerrjes nga uji të trupit të vajzës së dytë të Alma Arrazit, e cila së bashku me 3 fëmijët është hedhur në lumin Buna, për t’i dhënë fund jetës pas problemeve me bashkëshortin.
Mëngjesi i kësaj të marte ka qenë i trishtë në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” të qytetit, ku nxënësit me lule në duar i janë drejtuar bankave për të kujtuar dy bashkëmoshataret e tyre, Ergesa dhe Greis Arrazi, 9 dhe 8 vjeç që humbën jetën tragjikisht.
Zbulohet çfarë i tha Alma Arrazi kunatës pak para se të vetëmbytej me 3 fëmijët
Dy vajzat e familjes Arrazi ishin nxënëse të klasës së dytë në shkollën “Ndre Mjeda” dhe sipas mësuesve ishin shembullore në mësime dhe rrezatonin vetëm mirësi.
“Është një fatkeqësi. S’kam fjalë. Gjëra të tilla mos me ndodh kurrë. Pa fjalë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve”, është shprehur për mediat një prej prindërve që shoqëronte vajzën e tij në dyert e shkollës.