Ka nisur pak minuta më parë protesta para Bashkisë së Tiranës, e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita, në lidhje me dosjen 5D.
Aktori Mehdi Malkja u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri.
Mes të tjerash ai shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.
Përshkallëzohet situata në protestë, hidhet molotov në hyrje të Bashkisë së Tiranës
“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë”, tha ai.