September 11, 2024
Kulturë

Nis sonte “Eurovision 2024” në Malmo të Suedisë, ja kur performon përfaqësuesja e Shqipërisë…

Nis sonte festivali europian i kënës, “Eurovision Song Contest 2024”, i cili këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë me dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj. Artistët pjesëmarrës, sipas traditës, kanë bërë edhe parakalimin e tyre në tapetin e sfilatës me veshje të veçanta.

Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit 2024 ku pas shortit u përcaktua se do të jetë e dyta në radhë, të enjten më 9 maj. Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2024 me këngën “Titan”. Kjo këngë mori çmimin e parë nga votat e publikut në Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH-së.

Shqiptarët që jetojnë në vendet që garojnë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit të vëna në dispozicion nga shteti përkatës. Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë kudo në botë, mund të votojnë online 24 orë përpara se të hapet votimi online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë.