May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Operacioni anti-drogë në Itali/ Sekuestrohen mbi 70 kilogramë drogë, arrestohen disa shqiptarë

Operacioni i madh nga Guardia di Finanza i Trentos në orët e para të ditës së sotme solli arrestimin e 27 personave dhe 11 persona me detyrim paraqitje si dhe sekuestrimin e mbi 10 milionë eurove.

Masat paraprake që prekën gjithsej 38 persona, nga të cilët 36 ishin shtetas të huaj (shqiptarë, tunizianë, marokenë dhe portugezë), u kryen në provincat e Trento, Torino, Milano, Bergamo, Brescia, Bolzano, Verona, Pavia, Kremona dhe Livorno.

Hetimet nisën nga disa raportime në zonë dhe nga hetimet për marrëdhëniet mes disa personave tashmë nën vëzhgim. Hetimet e mëpasshme bënë të mundur identifikimin e klientëve dhe furnitorëve kryesorë dhe identifikimin e rrjetit të dendur të pjesëmarrësve të dy grupeve kriminale.

Droga mbërriti në Trentino nëpërmjet korrierëve të cilët përdornin automjete të modifikuara. Gjatë kontrolleve (26 raste në Trentino) janë sekuestruar mbi 49 kg hashash, 20 kg kokainë, mbi 5 kg heroinë, afërsisht 12 kg lëndë prerëse, një pistoletë, para të gatshme për mbi 111.000 euro dhe materiale të ndryshme për paketim droge.

Operacioni anti-drogë në Itali/ Sekuestrohen mbi 70 kilogramë

pamje nga ngjarja

 

Si funksiononin tregtarët e drogës?

Dozat u groposnin përgjatë brigjeve të lumenjve ose brenda një parku publik dhe më pas shiteshin. Në raste të tjera rezultoi se të dyshuarit përdornin makina pa mbulim sigurimi, të lëna pranë qendrës historike të Trentos dhe të përdorura si magazina të përkohshme.

Shitja e lëndës narkotike bëhej zakonisht në Trento dhe Rovereto. Vlera e drogës së sekuestruar është dhjetë milionë euro. Duke analizuar sasitë e blera, çmimet e blerjes, shkurtimet e substancës dhe dozat e marra, çmimi dhe fitimi mund të kalonin mbi 10 milionë euro.