September 11, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Për pushime në Vlorë, humb jetën turistja gjermane

Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 14:00 një shtetase gjermane është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.