Për disa minuta, para bashkisë së Tiranës, pritet të nisë protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Ndërkohë para bashkisë është vendosur gardhi metalik i ngulur në tokël, por më i përforcuar. Kjo pasi në protestën e kaluar, qytetarët arritën ta shkulnin nga toka. Gjithashtu raportohet se ka edhe shtim të forcave policore.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.