Putin betohet për herë të pestë: Perëndimi të zgjedhë, do konfrontim apo bashkëpunim me ne!
Për të pestën herë, Vladimir Putin bëri parakalimin e gjatë përmes Pallatit të madh Kremlinit drejt hollit të fronit te Shen Andreas, ku u betua si president për mandatin e ri 6-vjeçar.
Në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore, Putin tha për elitën ruse të pranishme në sallë se duke qenë të bashkuar do tejkalojnë cdo pengesë dhe do të fitojnë.
Ai deklaroi se i takon perëndimit të zgjedhë nëse kërkon konfrontim apo bashkëpunim me Rusinë, ndërsa u shpreh i hapur për dialog lidhur me stabilitetin strategjik bërthamor.
Por sic pohoi ai mundte kryhet vetëm në pozita të barabarta. Vladimir Putin
“Ne nuk e refuzojmë dialogun me vendet perëndimore. Zgjidhja është e tyre; nëse duan të vazhdojnë me pengimin e zhvillimit të Rusisë, me politikën e agresionit, apo nëse do të ndjekin rrugën e bashkëpunimit dhe paqes. Dialogu, përfshirë edhe mbi çështje të stabilitetit strategjik, ështe i mundur, por jo nga një pozicion force.”
71-vjeçari, i cili ka qeverisur herë si president e herë si kryeministër i Rusisë që nga viti 2000, mandatin e ri e nis më shumë se dy vite pasi dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, ku forcat ruse janë në përparësi.
Ai tha se dëshironte ti përulej ushtarëve rusë që po luftojnë atje, dhe e cilësoi rizgjedhjen e tij në muajin mars, si provën që vendi ishte I bashkuar dhe se po lëvizte në drejtimin e duhur.
Nëse e con deri në fund mandatin e ri 6-vjecar do të Putin do të tejkalojë udhëheqje gati 30-vjecare të diktatorit sovjetik Josef Stalin, për tu bërë lideri më jetëgjatë rus në më shumë se dy shekuj.
Ukraina e dënoi eventin, që sic tha synon të krijojë iluzionin e ligjshmërisë për të qëndruar në pushtet të një personi që ne ka kthyer Federatën rusë në shtet agresor dhe diktatorial.