October 2, 2024
Politikë

Reformë për shtet europian, PS fton opozitën për komision që prek edhe drejtësinë

Pas disa javëve konsultime me deputetët juristë dhe njerëzve të besuar të kryeministrit Rama, Partia Socialiste sjell në Kuvend propozimin për komision të posaçëm parlamentar për të kontrolluar dhe reformuar të gjitha institucionet në vend, përfshirë edhe ato të drejtësisë.

Nga qeveria u konsiderua si një kauzë në emër të ndërtimit të një shteti europian. Kreu i mazhorancës ia la Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ndarjen e propozimit me grupin parlamentar.

“Bazuar në Rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023, Raportin Screening të Komisionit Europian si dhe në Deklaratat/ Rezolutat e Samitit për demokraci të SHBA. përmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Socialistët që do të jenë në drejtim të tij propozojnë që pas analizës së legjislacionit të bëhen edhe ndryshimet ligjore, sipas tyre e vetmja mënyrë për të modernizuar shtetin dhe forcuar luftën ndaj korrupsionit.

Përmes një vlerësimi / analize të situatës në këto fusha si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse.

Edhe pse do të kalojnë në sitën e këtij mekanizmi të gjitha institucionet, qeveria e majtë kërkon të shuajë zërat kritikë së me këtë nismë socialistët kërkojnë të cenojnë funksionimin e drejtësisë së re.

“I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cenojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Edi Rama e ka të domosdoshme praninë e opozitës për një reformë të tillë. Ajo ftohet të bëhet pjesë e një komisioni edhe pse jo jobipartizan. Por Rama ju jep si garanci, përfshirjen e SHBA dhe BE.

“Me autorët e këtij projekti që po punohet prej muajsh Edi Rama”, tha Rama.

Vendosi pikat e fundit mbi “i” me të mbërritur në zyrat e kryesisë së Kuvendit. Nga grupi parlamentar, krahas Fatmir Xhafajt me të cilin lidhet reforma në drejtësi e 2016-ës ishin edhe Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Toni Gogu, ndërsa kryeministri kishte sjellë nga kabineti qeveritar ministret e shtetit për parlamentin dhe anti-korrupsionin, Elisa Spiropali dhe Adea Pirdeni.