September 11, 2024
Politikë

“Të fala nga lagjja e kuksianëve”. Veliaj i përgjigjet protestës me mesazh për Flamur Nokën

Për të treguar që nuk ka në plan të tërhiqet, Erion Veliaj shfrytëzoi një inaugurim rruge në atë që në Farke njihet si lagjja e kuksianëve. Posaçërisht mesazhin e kishte në drejtim të Flamur Nokës, sekretar i përgjithshëm i demokratëve të Rithemelimit. “Bëj të fala Flamurit”, i tha Veliaj një banoreje të zonës.