October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

U vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët, gjendet edhe trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi

Është gjetur edhe trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi, e cila u vetëhodh në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët. Trupi i djalit të vogël u gjet paraditen e sotme, ndërsa po ashtu është gjetur edhe trupi i dy vajzave, 9 dhe 8 vjeçe.

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Erdgys Arrazin, i cili akuzohet për “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij Alma Arrazi e cila u vetëhodh se bashku me 3 fëmijët në ujërat e lumit Buna. Jeta e tre fëmijëve u ndërpre në mes, pasi nëna e tyre, Alma Arrazi në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore, u hodh nga ura e Bunës bashkë me të vegjlit e saj.

Paraditen e kësaj të marte është gjetur trupi i djalit 3-vjeçar dhe i Alma Arrazit. Pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit. Një ditë më parë është gjetur trupi i pajetë, i 8-vjeçares, Greis Arrazi, e cila përcillet sot në banesën e fundit. Ndërsa dje familjarët i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së parë, Ergesës, 9-vjeçe.