December 5, 2024
Lifestyle

Vetëm 7 të tilla në botë, Sylvester Stallone nxjerr në shitje orën e rrallë, u deshën 100 mijë orë pune për prodhimin e saj

Menjëherë pasi Sylvester Stallone përfundoi xhirimet e “Rocky”, filmi që nisi karrierën e tij në Hollywood, ai pa Gregg Allman, nga Allman Brothers Band, të cilin e kishte zënë gjumi dhe në dorë kishte një orë ari në kyçin e dorës.

Ajo orë ishte “gjëja më e bukur që kisha parë ndonjëherë”, tha Stallone në një video të publikuar nga Sotheby’s, si dhe tregoi se ajo orë ndezi një dashuri prej dekadash për orat.

Tani, ylli i Hollivudit po nxjerr në ankand 11 orë nga koleksioni i tij personal në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork më 5 qershor.