October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Zbulohet “shtëpia e barit” në Kurvelesh, lulëzonte nga bimët e kanabisit

Policia e Shtetit po zhvillon një aksion në zonën e Kurveleshit në Tepelenë, pas disa infornacioneve për prezencën e parcelave të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Mësohet se deri në këto momente është zbuluar një shtëpi e braktisur, e përshtatur si shtëpi bari, brenda së cilës u gjetën 230 rrënjë kanabisi, që kultivoheshin përmes llambave halogjene.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë veprimtari ilegale.