November 29, 2024
Bota Lajmi i fundit

Mbyllet procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe ato parlamentare.

Sipas të dhënave paraprake nga KSHZ, pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ka qenë për zgjedhjet presidenciale 46.34 %, teksa në ato parlamentare, 53.43 %.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në garë janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Procesi i votimit kaloi i qetë, teksa pati raportime sporadike për parregullsi në disa qendra votimi.